DASMË NË HORIZONT/ Aktorja e famshme martohet këtë maj me të dashurën – AlpeGossip
DASMË NË HORIZONT/ Aktorja e famshme martohet këtë maj me të dashurën

DASMË NË HORIZONT/ Aktorja e famshme martohet këtë maj me të dashurën

Me siguri të gjithë e mbani mend aktoren e njohur, Eva Grimaldi, që është cilësuar si ndër më të bukurat e kinematografisë italiane ndër vite.

Tashmë ajo do t’i jap fund beqarisë, pasi do të martohet me politikanen dhe aktivisten Imma Battaglia.

“Ta gjesh dashurinë në moshën 50-vjeçare është një gjë e rrallë dhe kjo na ndodhi ne. Zemra nuk urdhërohet. Më tha ‘Po’”, shkroi Eva në një postim në Instagram, ku tregoi se e kishte bërë ajo propozimin për martesë.

Ndërsa duket se tashmë kanë nisur kërkimet për fustanin e bardhë që do të veshë aktorja:

Ceremonia thuhet se do zhvillohet në Romë dhe mendohet se dyshja mund të ketë zgjedhur muajin maj.

Eva dhe Imma kanë 7 vjet lidhje, por e bënë publike romancën vetëm 2 vite më parë.

Për politikanen është martesa e parë, kurse për Eva-n e dyta pas asaj me Fabrizio Ambroso-n.