“NUK I NDRIN YLLI”/ Olta Boka flet për herë të parë për sherrin me Kejsi Tolën (FOTO) – AlpeGossip
“NUK I NDRIN YLLI”/ Olta Boka flet për herë të parë për sherrin me Kejsi Tolën (FOTO)

“NUK I NDRIN YLLI”/ Olta Boka flet për herë të parë për sherrin me Kejsi Tolën (FOTO)

Bëri bujë pak kohë më parë deklarata e Kejsi Tolës për mikeshën e saj Olta Bokën. E ftuar në “Shiko kush luan”, Kejsi u pyet se cilës vajzë së showbizit nuk i ka ndritur ylli dhe ajo tha emrin e Oltës duke i habitur të gjithë.

Pas kësaj deklarate u përfol se Olta dhe Kejsi kanë prishur miqësinë pas ndonjë sherri të mundshëm.

Dyshimet se vajzat janë zënë u shtuan edhe nga fakti që prej kohësh nuk shihen më në shoqërinë e njëra-tjetrës ndërkohë që dikur postonin shpesh foto bashkë.

E ftuar në “Thumb”, Olta ka folur për herë të parë për deklaratën e Kejsit dhe për sherrin e tyre.

“Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën duke thënë: Ej shiko se do më kuptoje”, është shprehur Olta.