NUK E PRANOJNË LIDHJEN/ Bora fotografohet për herë të parë me Donaldin – AlpeGossip
NUK E PRANOJNË LIDHJEN/ Bora fotografohet për herë të parë me Donaldin

NUK E PRANOJNË LIDHJEN/ Bora fotografohet për herë të parë me Donaldin

Muajin e kaluar u përhap me shpejtësi lajmi se moderatorja bukuroshe dhe shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani ka nisur një lidhje të re.
U tha se Bora është në një lidhje me aktorin e njohur Donald Veshajn dhe se dyshja ishin njohur në ambientet e TV Klan.

Por moderatorja i mohoi këto thashetheme duke u shprehur se nuk ka asgjë të re në jetën e saj.

Pas thashethemeve për lidhjen e tyre, Bora ka postuar sot për herë të parë një foto ku shfaqet me Donaldin dhe Romeon.

“3-shat”, është përshkrimi që Bora i ka lënë fotos duke mos e zbuluar ç’po përgatisin të tre.