PAS PUBLIKIMIT TË FILMIT/ Erion Veliaj rrëfen eksperiencën si aktor për herë të parë – AlpeGossip
PAS PUBLIKIMIT TË FILMIT/  Erion Veliaj rrëfen eksperiencën si aktor për herë të parë

PAS PUBLIKIMIT TË FILMIT/ Erion Veliaj rrëfen eksperiencën si aktor për herë të parë

Pjesë e kastit të aktorëve gjatë xhirimeve të komedisë ‘2 Gisht Mjaltë’ ka qenë dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Nga traileri i publikuar disa ditë më parë, është kuptuar se Erioni ka qenë pjesë e momentit të kurorëzimit të dashurisë së një çifti.

Së fundmi Veliaj ka publikuar në ‘Instagram’ një foto krah partneres së tij, Ajola Xoxa dhe 2 aktorëve protagonistë, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Një super film që do ju shkulë brinjët nga të qeshurat me lot. Sa nevojë kemi të relaksohemi të gjithë pak si shoqëri. Ah, pamjet e Tiranës? Super. Ka dhe një aktor të lodhur në fund, por të tjerët janë shumë të mirë”.

 

Kryetari i bashkisë ka ardhur shumë ndryshe kësaj here, duke shkaktuar shumë të qeshura duke qenë se nuk e kishim parë kurrë më parë si aktor. Në këtë postim nuk ka munguar as falënderimi i Mamaqit për Erionin dhe suportin qe ai i ka dhënë, duke e cilësuar si një mik të rrallë.