FRYMËZUAR NGA YJET/ 7 modelet e flokëve që duhet t’i keni parasysh këtë pranverë – AlpeGossip
FRYMËZUAR NGA YJET/ 7 modelet e flokëve që duhet t’i keni parasysh këtë pranverë

FRYMËZUAR NGA YJET/ 7 modelet e flokëve që duhet t’i keni parasysh këtë pranverë

Nëse jeni duke kërkuar për stilin perfekt të flokëve që do t’ju nxjerri në pah format tuaja të fytyrës, ne ju shfaqim 7 modelet me të mira, frymëzuar nga yjet hollivudianë:

1-Flokët e gjatë me onde të butë.

Kjo është një nga stilet e preferuara të Natalie Portman. Ky model nxjerr në pah këndet e fytyrës dhe mollëzat.

2-Flokë të shkurtër.

Ky model me balluke e përdorur nga Jennifer Hudson provon se flokët e shkurtër janë perfekt për një fytyrë katrore. Balluket zbusin këndet e fytyrës duke e shfaqur atë më të rrumbullakët.

3-Flokët në gjatësinë e shpatullave.

Sipas stilistit të Jenny Balding një model i tillë thekson formën e nofullës.

4-Kaçurelat.

Pavarësisht gjatësisë, flokët me kaçurrela gjithmonë do të jenë perfekte për një fytyrë me kënd. Këtë e vërteton Rita Ora.

5-Flokë të ndarë anash.

Një model i tillë si i Keira Knightley bën që këndet e fytyrës të dalin në pah, por dhe të zbuten pak.

6-Flokët të kapura lart.

Flokët e kapur lart zgjasin fytyrën dhe mollëzat. Këtë e ka shfaqur më së miri Rihanna.

7-Flokë të gjatë, të drejtë.

Flokët e gjatë dhe të drejtë ndonjëherë i bëjnë këndet e fytyrës të mos duken, por kjo mund të rregullohet duke i dhënë pak shkallëzim fundeve të flokut siç e ka paraqitur Jennifer Lopez