RITA ORA KRENARE PËR TË SHKUARËN/ “Kam kaluar periudhën më të bukur si shitëse në dyqanin e atleteve” – AlpeGossip
RITA ORA KRENARE PËR TË SHKUARËN/ “Kam kaluar periudhën më të bukur si shitëse në dyqanin e atleteve”

RITA ORA KRENARE PËR TË SHKUARËN/ “Kam kaluar periudhën më të bukur si shitëse në dyqanin e atleteve”

Rita Ora ka ndërtuar një karrierë shumë të suksesshme si yll botëror, por sigurisht ky rrugëtim për të nuk ka qenë aspak i qetë.

Rrugëtimin e saj Rita e ka nisur si shitëse këpucësh dhe madje nuk e ka problem të flasë me krenari për të shkuarën e saj. Së fundmi këngëtarja shqiptare ka realizuar një intervistë me ndjekësit e saj në ‘Twitter’, ku të gjithë mund të shuanin kuriozitete me pyetjet drejtuar këngëtares.

Dikush prej tyre e ka pyetur se çfarë këshille do t’i jepte vetes së saj 16-vjeçare si shitëse në dyqan atletesh.

“Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time të ngushtë. Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha disa njerëz që punojnë në labelin tim dhe unë u shisja atlete”, – ka treguar këngëtarja.

Ky mund të shërbejë edhe si një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë, që nuk duhet të dorëzohen në ndjekjen e ëndrrave të tyre.