“ARTI I TË QENURIT BEQARE”/ Këto janë të vërtetat që mësoni duke ndenjur vetëm – AlpeGossip
“ARTI I TË QENURIT BEQARE”/  Këto janë të vërtetat që mësoni duke ndenjur vetëm

“ARTI I TË QENURIT BEQARE”/ Këto janë të vërtetat që mësoni duke ndenjur vetëm

Të qenurit beqare ose në një marrëdhënie është një zgjedhje që secili e bën për veten. Ka shumë histori dashurish të vërteta, lidhjesh të gjata, por ka nga ana tjetër ndarje dhe dhimbje. Për një femër largimi nga një marrëdhënie është shpesh i vështirë, prej frikës së qëndrimit vetëm.

Jeni apo jo ‘single’, ka disa të vërteta që duhet t’i dijë çdo femër rreth statusit si beqare. Këto fakte janë përfundime të nxjerra nga një vajzë e cila si parantezë tregon historinë e saj jetësore.

Rezultate imazhesh për happy single

“Kam qenë për shumë vite në marrëdhënie me meshkuj të ndryshëm. Pas disa kohësh u fejova dhe qëndrova me atë person për më shumë se dy vite. Megjithëse më donte, më tradhtoi dhe u ndamë. Pasi 10 vite të jetës time i kisha kaluar në marrëdhënie me meshkuj, mbeta vetëm. 31 vjeç dhe beqare. Për t’i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve që kisha në kokë, nisa të lexoj për të qenurit beqare dhe pas muajsh duke tentuar t’i jap përgjigje pyetjeve të mia kam arritur në disa përfundime”,-shprehet vajza në fjalë.

Më tej ajo ka paraqitur në një renditje të thjeshtë 5 arsye pse kur mbetesh ‘vetëm’ nuk duhet të frikësohesh:

Më në fund ke kohë për veten dhe këtë kohë do e kalosh vetëm me veten tënde.
Vetëm kur e humbet gjithçka e kupton çfarë të ka munguar.
Ndryshimi mund të jetë i mirë.
Të qenurit beqare është si ‘një telefonatë’ për të treguar se duhet t’i kushtosh kohë vetes.
Jeta është balancë. Aty ku ka errësirë do të ketë edhe dritë.