PO DIGJEJ NGA MALLI/ Blero takon pas 3 muajve karantinë dritën e syve të tij, Tarën (FOTO) – AlpeGossip
PO DIGJEJ NGA MALLI/ Blero takon pas 3 muajve karantinë dritën e syve të tij, Tarën (FOTO)

PO DIGJEJ NGA MALLI/ Blero takon pas 3 muajve karantinë dritën e syve të tij, Tarën (FOTO)

Emergjenca Covid-19 e detyroi Blero Muharremin të mos kishte mundësi për një kohë të gjatë të takonte të voglën e tij, Tarën.

Siç dihet, Tara jeton me të ëmën dhe e takon babain sa herë t’i jepet mundësia.

Mirëpo, u bënë plot 3 muaj që këngëtari nuk shihej me të voglën për shkak të pandemisë dhe sigurisht që po e digjte malli për të.

Duket se pritja e gjatë ka marrë fund, pasi Blero e ka takuar më në fund të bijën dhe madje ka ndarë edhe një foto me të në rrjete sociale, krahas së cilës shkruan:

“Pas gati 3 muajve e takova dritën e syve të mi, Tarën time.”

E vogla ka një marrëdhënie super të mirë me partneren e re të të atit, Afrona Dikën.

Vajzat takojnë shpesh dhe në rrjete sociale nuk mungojnë pozat me njëra-tjetrën.