Nëse doni të humbisni disa kilogramë lehtë dhe pa dieta ektreme, pija “magjike” me mjaltë, limon dhe kanellë është e duhura për ju.
Kjo është një pije natyrale dhe me pak përbërës, por që të gjithë janë të shëndetshëm.
Përbërësit:
– Lëngun e gjysmë limoni
– Një lugë gjelle mjaltë
– Një lugë çaji kanellë
– Një gotë ujë të vakët
Përgatitja:
Në një gotë me ujë të vakët, përzieni lëngun e limonit me mjaltë, pastaj shtojeni kanellën dhe përzieni mirë. Konsumojeni produktin menjëherë.
Këtë përsëriteni një herë në ditë, çdo mëngjes para se të hani bukë.
Ky kombinim i fuqishëm ndikon në detoksikimin e trupit, ju mbush energji dhe e stimulon procesin e humbjes së peshës.
Mos harroni, kjo nuk është pije magjike, por thjesht ndikon në shpejtimin e metabolizmit dhe procesin e djegies së yndyrës. Ju duhet të bëni ushtrime kardio për të vërejtur rezultate shumë më të mira në vetëm një javë.







![Habit këngëtarja e njohur shqiptare: Fustanin e fejesës e kam blerë te “Gabi” [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/01/funstanicoverr-400x226.jpg)





