PAS KOMENTEVE PËR DJALIN E SAJ/ Pink i përgjigjet ashpër komentuesve: Jeni të shpifur – AlpeGossip
PAS KOMENTEVE PËR DJALIN E SAJ/ Pink i përgjigjet ashpër komentuesve: Jeni të shpifur

PAS KOMENTEVE PËR DJALIN E SAJ/ Pink i përgjigjet ashpër komentuesve: Jeni të shpifur

Një foto e publikuar nga Pink ditën e sotme hapi debate të shumta në ‘Instagram’. Këngëtarja shfaqej me fëmijët e saj teksa luanin me një pelikan, por djali nuk kishte pampers. Ky detaj i bëri të gjithë të flisnin dhe negativiteti kundrejt të birit shkaktoi acarim tek Pink. Me anë të një postimi tjetër ajo sqaron situatën dhe i drejtohet drejtpërdrejt atyre që komentuan, duke fshirë edhe detajin ‘problematik’ nga foto.

“Ka diçka që nuk shkon me shumë prej jush. Të flisni ashtu për organin gjenetal të tim biri? Për faktin që është bërë synet? E keni seriozisht? Si çdo nënë normale në një plazh nuk e vura re që ai e kishte hequr pampersin. E fshiva sepse jeni të shpifur. Si ka mundësi që sillni kaq negativitet në jetët e njerëzve. Jeni shumë keq”,-shkruan Pink.Siç duket këngëtarja ka qenë me pushime me familjen, por gjërat nuk shkuan siç duhet vetëm prej një fotoje që ajo publikoi.