E TRISHTË/ Ndahet nga jeta dizajneri i famshëm Pierre Cardin – AlpeGossip
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta dizajneri i famshëm Pierre Cardin

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta dizajneri i famshëm Pierre Cardin

Dizajneri i njohur Pierre Cardin u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare. Lajmi u bë publik nga Akademia e Arteve të Bukura në Francë. Familja e Cardin tha për Agence France-Presse se ndërroi jetë në spital në Neuilly, afër Parisit. Më shumë detaje priten të zbulohen.

Ndahet nga jeta dizajneri i famshëm Pierre Cardin

Pierre Cardin lindi afër Treviso, Itali. Prindërit e tij ishin pronarë të pasur tokash, por për t’i shpëtuar fashizmit u larguan nga Italia dhe u vendosën në Francë në vitin 1924. Cardin e nisi karrierën herët, në moshën 14-vjeçare ku mësoi edhe bazat e krijimeve. Ai u largua nga shtëpia në vitin 1939 për t’u punësuar në një rrobaqepësi.

Ndahet nga jeta dizajneri i famshëm Pierre Cardin

Ai punoi me Elsa Schiaparelli dhe më vonë u bë kreu i ateliesë së Christian Dior, por u refuzua nga Balenciaga. Gjithesi kjo nuk e pengoi që të themelonte më vonë shtëpinë e vet të modës në vitin 1950 dhe katër vite më vonë i prezantoi botës fustanin e famshëm të njohur si “bubble dress”.

Ndahet nga jeta dizajneri i famshëm Pierre Cardin

Në vitet 1960 dhe 1970, krijimet e tij ishin të njohura për frymëzimin futurist. Pierre Cardin e përdori emrin e tij si markë, fillimisht si markë prestigjioze mode, pastaj në vitet 1960 u zgjerua me sukses në parfume dhe kozmetikë dhe jo vetëm. Por zgjerimi i tepërt ndikoi negativisht te besueshmëria, pasi emri i tij shfaqej kudo.

Ndahet nga jeta dizajneri i famshëm Pierre Cardin

Megjithatë kontributi në fushën e modës është i rëndësishëm. Ai vlerësohet për stilin avangard dhe krijimet e frymëzuara nga hapësira. Preferonte format dhe motivet gjeometrike dhe ishte ndër të parët që promovoi modën uniseks.