E PAZAKONTË/ 61-vjeçarja sjell në jetë një vajzë, që në fakt është mbesa e saj! – AlpeGossip
E PAZAKONTË/ 61-vjeçarja sjell në jetë një vajzë, që në fakt është mbesa e saj!

E PAZAKONTË/ 61-vjeçarja sjell në jetë një vajzë, që në fakt është mbesa e saj!

Më 25 mars, Cecile Reynek Eledge solli në jetë mbesën e saj e cila u ngjiz përmes fertilizimit in vitro (IVF), duke marrë spermën e të atit dhe vezët e hallës së saj.

Atëherë, si është kjo histori?!

Kur 61-vjeçarja mësoi se djali i saj, Eliot dhe burri i tij ishin gati për të zgjeruar familjen, pa hezituar fare pranoi të ishte vullnetarisht nëna surrogate, duke thënë se ishte një ndjesi që i erdhi në mënyrë instiktive.

Por para se planet e tyre të shkonin siç duhet, kishte një problem që duhej konsideruar; mosha e saj!

E ëma e djalit iu nënshtrua një sërë testesh dhe pasi mori konfirmimin e mjekëve nisi me proçesin tjetër. Të rriste brenda saj mbesën!

Në fakt, lindja e bebushes ka qenë zyrtarisht çështje familjare. Motra e partnerit të djalit ishte ajo që dhuroi vezët, vetë djali, spermën e ndërsa mamaja e mbajti për plot 9 muaj, domethenë gjyshja.

Vajza, erdhi në jetë shëndoshë e mirë dhe çifti i djemve nuk rreshtin së falenderuari vajzat e familjes.

“Çfarë nderi është për ne të kemi këto dy gra në jetën tonë. Ka qenë e gjitha një dhuratë kaq e bukur!”

Gjatë gjithë shtatzënisë, 61-vjeçarja u ndoq hap pas hapi nga një ekip profesionistësh, për shkak se rreziku që të ndodhte diçka ishte më i madh.  Çfarë ndodhi?! Erdhi në jetë një bebushe e shëndetshme që u prit nga një skuadër e tërë doktorësh, baballarët dhe gjyshja-mama