VENDOSET NË KONTAKT ME LËKURËN DHE…/ “Tharësja e flokëve” që zbulon sëmundjet e zemrës – AlpeGossip
VENDOSET NË KONTAKT ME LËKURËN DHE…/ “Tharësja e flokëve” që zbulon sëmundjet e zemrës

VENDOSET NË KONTAKT ME LËKURËN DHE…/ “Tharësja e flokëve” që zbulon sëmundjet e zemrës

Një “tharëse flokësh” e vendosur në kontakt me lëkurën, mund të zbulojë sëmundjet e fshehura të zemrës.

Kjo pajisje eksperimentale, e testuar kohët e fundit në 100 persona në Francë,  përçon rreze lazeri përmes lëkurës dhe shikon qarkullimin e gjakut.

Pajisja përfshin vendosjen e sensorëve në dy pjesë të trupit dhe pastaj analizimin e rrjedhjes së gjakut në mes tyre.

Duhet të paktën 20 minuta dhe nevojitet një nivel i lartë aftësish për të interpretuar rezultatet.

Pajisja e re është më e lehtë për t’u përdorur dhe përgjysmon kohën që duhet për të testuar bllokimin e arterieve.

Mjeku mban pajisjen pranë lëkurës në anën e qafës, ku një arteria karotide është në sipërfaqe. Kjo arterie fillon në qafë dhe shkon deri në tru, dhe mund të japë një tregues të bllokimit të përgjithshëm të enëve të gjakut, duke përfshirë ato pranë zemrës.

Kjo metodë është pa dhimbje dhe zgjat më pak se dhjetë minuta, teksa rezultatet shfaqen në ekran.

Ndërsa rezultatet e 100 pacienteve nuk janë publikuar ende, shkencëtarët në spital thanë se pajisja ishte aq e saktë sa kontrollet ekzistuese, por shumë më e përshtatshëm dhe më e shpejtë.

Tani ata po punojnë për një version që do të përdoret në testimet mbi mijëra pacientë. Nëse këto janë të suksesshme, pajisja mund të jetë në dispozicion për përdorim në Britaninë e Madhe brenda pesë viteve.