Kthehen sërish në modë kapelet e kashtës, aksesori i vitete 70 dhe. Kapelet e kashtës janë të thjeshta dhe na falin menjëherë një look veror, të freksët. Sekreti është të zgjedhësh atë të duhurën e cila përshtatet më së miri me stilin tonë personal. Për ta zgjedhur nuk është dhe aq e vështirë, kapelja e kashtës është riprodhuar në shumë modele të ndryshme, duke e bërë perfekte dhe të përshtatshëm për të gjithë.
Ndër më të përhapurat është “floppy hat”, karakterizohet nga një kupole jo shumë e madhe dhe na kujton vitet 60 -70 të shoqerisë së lart amerikane.
Shkon me fustane të gjata dhe dekolte të hapura . Gjithashtu janë të përshtatshme edhe për ceremoni elegante. Mund të themi se ka një kapele kashte për çdo rast dhe vera qe po afrohet është perfekte për të guxuar.