NUK DUHET T’I KENI KURRË FALLSO/ Gjashtë produktet e fytyrës për të cilat ia vlen të shpenzosh – AlpeGossip
NUK DUHET T’I KENI KURRË FALLSO/ Gjashtë produktet e fytyrës për të cilat ia vlen të shpenzosh

NUK DUHET T’I KENI KURRË FALLSO/ Gjashtë produktet e fytyrës për të cilat ia vlen të shpenzosh

Të gjitha femrat ëndërrojnë të kenë lëkurë të freskët, me shkëlqim natyral, madje edhe kur kanë stress, lodhje dhe gjatë ndryshimeve sezonale. Ato duan të ndihen të bukura dhe rrezatuese në çdo rrethanë! Këtë pranverë sugjerojmë

KREM HIDRATUES- HYDRA BEAUTY CAMELLIA WATER CREAM
Për të gjitha femrat, pavarësisht nga mosha, hidratimi është nevoja themelore e lëkurës, por edhe çelësi i një grimi të shkëlqyer. HYDRA BEAUTY CAMELLIA WATER CREAM i dhuron lëkurës freski, rehati dhe ndriçim.

KREM UV ESSENTIEL- UV ESSENTIEL GEL-CRÈME Pollution particles, air conditioning

Ajri i ndotur apo i thatë, kondicionerët, ekranet si dhe jetesa në metropol përshpejtojnë shenjat e plakjes. UV ESSENTIEL nga marka Chanel ofron një mburojë anti-UV me nivel të lartë mbrojtës. I pasuruar me antioksidues natyrorë dhe përbërës kundër ndotjes, ju dhuron mbrojte të plotë të lëkurës, duke ruajtur hidratimin e duhur. UV ESSENTIEL parandalon shfaqjen e shenjave të plakjes së lëkurës, njollave të pigmentuara, rrudhave dhe tharjes.

KREM PUDËR LES BEIGES WATER-FRESH TINT
Risia e teknologjisë mikrofluidike sjell një produkt unik LES BEIGES WATER-FRESH TINT nga marka Chanel. Një krem pudër i jashtëzakonshëm dhe me ngjyrën natyrale të lëkurës. Aplikimi i tij është thuajse i padukshëm, pra, e lejon lëkurën të marrë frymë, duke nxjerrë në pah bukurinë e çdo femre.

Ton për sytë  LES BEIGES NATURAL EYESHADOW PALETTE
Këtë pranverë shkëlqeni me nuancat plot dritë të toneve të syve nga marka Chanel. Shprehni veten dhe përqafoni një pamje elektrizuese me nuancat që variojnë nga bezha e ndritshme, kakaoja e papërpunuar, kakia, çokollata e deri te bronzi.

Zbutës me ngjyrë për buzët LES BEIGES HEALTHY GLOW LIP BALM INTENSE
Nëse deri tani nuk keni përdorur balsam buzësh, ka ardhur koha të mendoni për përdorimin e tij. Ai riparon problemet e lëkurës së buzëve, por mbi të gjitha i dhuron një ngjyrë të mrekullueshme.

Chance është një aromë floreale me karakter të gëzuar. Sipas Gabrielle Chanel, Chance është një mënyrë jetese, një gjendje mendore, një zgjedhje për çdo çast. Nuk është çështja t’ju jepet një mundësi, por sa të guximshme jeni për ta kapur atë kur ju vjen. Chance ka 4 aroma të ndryshme, të cilat gërshetohen këndshëm.