Ronela Hajati publikoi pak ditë më parë një foto ku shfaqet me një vetull dhe veç atyre që e kuptuan mesazhin e saj, kishte dhe komente negative.
Ronela u frymëzua nga Frida Kahlo, piktorja meksikane, e cila ishte një ikonë e fuqisë dhe një gjeni e artit. Frida Kahlo ndryshoi standardet e bukurisë me vetullat e bashkuara, këmbën e djathtë që ishte më e hollë se e majta dhe fustanet e saj indigjene.
Por shumë nga ata që nuk e kuptuan aspak foton e Ronelës dhe që me siguri nuk e njihnin Kahlo-n, bën komente aspak të këndshme për këngëtaren:
Ronela vendosi të reagonte sot përmes një tjetër fotoje, ku shfaqet e përlotur.
“Unë kur pashë komentet për vetullën”, shrkuan këngëtarja, duke nënkuptuar se i vjen keq për të gjithë ata që nuk e kanë marrë mesazhin e saj.