STUDIMI I FUNDIT/ Burrat me këto tipare kanë më shumë gjasa të tradhtojnë – AlpeGossip
STUDIMI I FUNDIT/ Burrat me këto tipare kanë më shumë gjasa të tradhtojnë

STUDIMI I FUNDIT/ Burrat me këto tipare kanë më shumë gjasa të tradhtojnë

Pjesëmarrësve heteroseksualë iu kërkua të shqyrtonin një sërë fotografish të burrave dhe grave dhe t’i vlerësonin ato nga 1 në 10 në lidhje me gjasat për të qenë tradhtarë.

Rezultatet treguan se në përgjithësi burrat me fytyra më “mashkullore” perceptoheshin më tepër si tradhtarë në raport me të tjerët. Në fakt, nga të dhënat paraprake, rezultoi se me të vërtetë pjesa më e madhe e atyre që kishin tradhtuar, karakterizoheshin nga tipare më mashkullore.

Këto karakteristika përfshijnë: vetulla të trasha dhe ball të madh,

vijë e theksuar e nofullës

dhe buzë të holla.

Ekipi i studiuesve deklaroi gjithashtu se duhet bërë një hulumtim më i hollësishëm duke përdorur më shumë raste. Kristen Knowles, psikologe në Universitetin “Mbretëresha Margaret” në Edinburgh, theksoi se këto studime janë të rëndësishme, megjithatë ndikojnë edhe faktorë të tjerë për ta përcaktuar një individ si tradhtar ose jotradhtar.

“Duhet të jemi të vetëdijshmë se këto sjellje janë komplekse,” u shpreh ajo për The Guardian. “Njerëzit ndikohen nga faktorët shoqërorë, kulturorë, tipare të personalitetit, gjenetika dhe përvojat jetësore.”