E BUKUR EDHE NË SHPIRT/ Misioni i Valbona Selimllarit për të ndryshuar jetën e komuniteteve në Shqipëri (FOTO) – AlpeGossip
E BUKUR EDHE NË SHPIRT/  Misioni i Valbona Selimllarit për të ndryshuar jetën e komuniteteve në Shqipëri (FOTO)

E BUKUR EDHE NË SHPIRT/ Misioni i Valbona Selimllarit për të ndryshuar jetën e komuniteteve në Shqipëri (FOTO)

Valbona Selimllari është shembulli më i mirë i shprehjes se bukuria e vërtetë nuk qëndron vetëm në pamjen e jashtme, por në shpirt. Ajo ruan kurorën e më të bukurës shqiptare që nga viti 1999, por publiku nuk e pëlqen vetëm për këtë, e do për shpirtin human dhe pozitivitetin që ajo përçon. Valbona ka pasur mundësinë të jetë gjithmonë prezente në ekran, si drejtuese emisionesh apo dhe si gjykuese në panele jurish.

Megjithatë, përveç këtyre, shumica me siguri e mbajnë mend Valbonën si drejtuese të programeve humanitare, që kanë qenë dritare për pasqyrimin e jetës së atyre personazheve që shfaqen më pak në televizione. Pak vite më parë ajo moderoi me sukses emisionin që theu rekorde shikueshmërie, “Nga e para”, me të cilin solli gëzim në shumë familje shqiptare. Së fundmi Valbonën e kemi parë të shfaqet në ekranin e “Ora News” me një emision tërësisht të ri, që i kishte munguar gjithmonë televizioneve shqiptare.

“Më jep dorën” është emisioni që ju vjen në ndihmë një shtrese të shoqërisë, që shpesh paragjykohen për diçka që ata nuk e vendosin vetë. Deri më tani janë transmetuar disa puntata të emisionit dhe falë historive prekëse, Valbona ka marrë komplimente të shumta dhe komente mjaft pozitive për misionin që ka nisur.

Megjithatë puna për Valbonën nuk është aspak e lehtë dhe këtë gjë ajo e ka treguar pak ditë më parë në emisionin “Tempora”. Ajo ka zbuluar se shpesh duhet të bëhet edhe psikologe, për të bindur këta njerëz që kanë probleme për t’ju ndryshuar jetën.

Megjithatë Valbona nuk dorëzohet dhe është e bindur të vazhdojë deri në fund misionin e saj për të kontribuar sadopak në shoqërinë shqiptare.