KËRKOI NDIHMË PËR TARAMELEN/ Olti Curri i kthehet Alketës: E kthyet në lypës (FOTO) – AlpeGossip
KËRKOI NDIHMË PËR TARAMELEN/ Olti Curri i kthehet Alketës: E kthyet në lypës (FOTO)

KËRKOI NDIHMË PËR TARAMELEN/ Olti Curri i kthehet Alketës: E kthyet në lypës (FOTO)

Ditën e djeshme Alketa Vejsiu shkoi të vizitonte shtëpinë e vogëlushit që është bërë shumë i famshëm nga emisioni “Piter Pan” e që të gjithë e njohin si Taramelja. Pasi pa gjendjen e shtëpisë së vogëlushit, Alketa ka vendosur të marrë një nismë për t’i sistemuar shtëpinë.

“Dua tju kerkoj nje ndihme! Nuk e di si funksionon por deri te henen ne spektakel do ta kem zbuluar rrugen zyrtare. Kerkoj ndihmen tuaj qe ne nje llogari bankare transparente per publikun, te japim nje kontribut sado te vogel per ti sistemuar nje shtepi ketij djali qe jam e bindur “do ja dale te beje dicka te mire ne kete jete”, shkruante Alketa.

Pas këtij statusi të moderatores, opinionisti Olti Curri ka bërë një postim në Instastory ku shkruan se Xheisioni është pika e fortë e emisionit dhe produksioni duhet ta paguajë vogëlushin më shumë se kushdo tjetër.

“Në fakt Xheisoni është pika e fortë dhe e vetme e këtij sezoni te ‘Në kurthin e Piter Pan’. Produksioni le të fusë më pak në xhep dhe të paguajë për atë që meriton ky personazh dhe jo ta shndërrojë në ‘lypës’. Xheisoni meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në atë spektakël sepse pa atë, spektakli do ishte një fun.eral me sigla hapje dhe mbyllje, asgjë më shumë”, shkruan Olti.