TANI MUND TË HAJË HAMBURGER…/ 8-vjeçarit i ndryshon jeta pasi i vendosin protezën që… – AlpeGossip
TANI MUND TË HAJË HAMBURGER…/ 8-vjeçarit i ndryshon jeta pasi i vendosin protezën që…

TANI MUND TË HAJË HAMBURGER…/ 8-vjeçarit i ndryshon jeta pasi i vendosin protezën që…

Freddie Cook është emri i tetëvjeçarit që i ka ndryshuar jeta. E themi këtë, pasi për tetëvjeçarin ka ndryshuar çdo gjë, pasi i vendosën një krah bionik.

Tashmë Freddie mund të hajë hamburgerin e tij të preferuar me të dyja duart. Djaloshi është nga Bracknell dhe atij iu vendos krahu bionik para ditëlindjes së tij.

Ai është shumë i lumtur që  është në gjendje të marrë hamburgerin me të dyja duart.

Sipas mediave angleze krahu bionik është proteza e parë mjekësore e miratuar në Britani, e cila lejon lëvizje të sakta dhe delikate.

Krahu bionik që i kanë vendosur tetëvjeçarit peshon më pak se një qese dhe i ka mundësuar Freddiet, i cili ka lindur pa dorën e djathtë të bëjë ato gjëra që më para nuk i bënte dot.

Nëna e tij, Suzy Cook ka thënë:

Është e shkëlqyer. Freddie është bërë shumë më i vetëdijshëm për dorën e tij kohët e fundit kështu që kjo është e pabesueshme.  Ai donte të ishte në gjendje të hante një hamburger ashtu si të gjithë miqtë e tij.’’