DUA LIPA PËR HERË TË PARË NË MET GALA/ Kokë e këmbë me Versace (FOTO) – AlpeGossip
DUA LIPA PËR HERË TË PARË NË MET GALA/ Kokë e këmbë me Versace (FOTO)

DUA LIPA PËR HERË TË PARË NË MET GALA/ Kokë e këmbë me Versace (FOTO)

Dua Lipa debutoi dje në galanë më të rëndësishme në botën e modës.

E veshur e tëra me Versace dhe me një krehje voluminoze flokësh, Dua Lipa u shfaq më ekstravagante se kurrë në galanë që kishte si tematikë ekzagjerimin.

Ajo parakaloi në tapetin e kuq bashkë me të dashurin Isaac Carew.

Isaac dhe Dua kanë 4 vite që njihen. Ata filluan të dalin në 2015-ën, për t’u ndarë në shkurt të 2017-ës dhe për t’u bërë përsëri bashkë në 2018-ën.

Ai madje po kujdesej edhe për flokët e saj, siç tregoi Dua në Instastory.

6 orë përpara galasë, Dua ndau në Instagram momente nga përgatitjet për eventin ekskluziv të modës.