PAS NDARJES NGA XHESIKA BERBERI/ Ish i dashuri modeles bëhet baba (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA XHESIKA BERBERI/ Ish i dashuri modeles bëhet baba (FOTO)

PAS NDARJES NGA XHESIKA BERBERI/ Ish i dashuri modeles bëhet baba (FOTO)

Vetëm pak muaj më parë në media bëri bujë lajmi se ish-partneri i bukuroshes shqiptare Xhesika Berberi, Evald Balla i dha fund beqarisë vetëm 2 vjet pas ndarjes nga modelja.

Ai u martua në një dasmë ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i celebroi. Pak muaj pas dasmës është mësuar se Evaldi dhe bashkëshortja e tij Fiona janë në pritje të fëmijës së parë.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë së fundmi bashkëshortja e tij nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku shihet ekoja e bebit.

“Që në momentin e parë që të pashë kishte magji dhe e besoj me të vërtetë këtë. Ne tani po i japim jetë një fëmije dhe kjo është një tjetër mrekulli. Duket sureale por bashkë ne mund të bëjmë gjithçka dhe me ty në krah unë besoj se qielli është limiti. Mami dhe babi i ardhshëm”, ka shkruar ajo në postim.