HODHI NË INTERNET FOTON KU DUKEJ SI VAJZË/ Studenti “përmbytet” nga mesazhet dhe ngacmimet e djemve – AlpeGossip
HODHI NË INTERNET FOTON KU DUKEJ SI VAJZË/ Studenti “përmbytet” nga mesazhet dhe ngacmimet e djemve

HODHI NË INTERNET FOTON KU DUKEJ SI VAJZË/ Studenti “përmbytet” nga mesazhet dhe ngacmimet e djemve

Edhe nëse nuk e përdorni vetë Snapchat-in, me shumë mundësi mund të keni parë në rrjetet sociale sesi njerëzit po postojnë disa foto të ‘çuditshme’.

Snapchat ka prezantuar së fundmi një filtër që mund t’u ndryshojë përdoruesve gjininë.

Dhe, një djali që i pëlqeu versioni i tij si femër, vendosi që të bënte një eksperiment të vogël duke përdorur aplikacionin për njohje, Tinder.

Jake Askew, nga Norwich, Britania e Madhe krijoi një llogari të re në Tinder dhe si foto profili vuri versionin e tij femër. Ai gjithashtu ndërroi emrin nga Jake në Jess.

Por, për habinë e tij, Askew e gjeti veten duke marrë më shumë se 1650 pëlqime në profilin e tij si dhe 400 ‘përpurthje’.

Jake, i cili studion në Universitetin e Derby, tregoi për LAD BIBLE se shumë djem të tjerë ranë dakord që ai dukej goxha simpatik si vajzë dhe se mori një numër të madh mesazhesh dhe komplimentesh.

Ai tregon:

Të them të drejtën, pashë veten time me filtrin e Snapchat dhe mendova se dukej e pabesueshme, ia tregova shokut tim dhe menduam që të hapnim një llogari në Tinder për të parë nëse do të ecte. Kuptohet që nuk e prisja që të merrja pëlqime nga më shumë se 1600 përdorues të etur.”