Kylie Jenner poston foton me vajzën, komentuesit vënë re detajin: “Iu, ti je ende fëmijë për vete!” – AlpeGossip
Kylie Jenner poston foton me vajzën, komentuesit vënë re detajin: “Iu, ti je ende fëmijë për vete!”

Kylie Jenner poston foton me vajzën, komentuesit vënë re detajin: “Iu, ti je ende fëmijë për vete!”

Nëse jetoni në planetin Tokë, me shumë mundësi ju bie rasti që brenda një dite të lexoni disa lajme rresht lidhur me familjen Kardashian-Jenner.

Që pas lindjes së Stormi-t, vogëlushes së Kylie Jenner, tashmë çdo sekondë lajmet rrotullohen tek ajo. Në fillim doli lajmi se Kylie kishte zgjedhur të merrte një numër të vogël personash për ta ndihmuar me rritjen e vajzës sepse ajo kishte dëshirë që këtë eksperiencë ta përballonte e vetme.

Por, fansat, pasi panë një detaj të vogël në foton e saj me Stormin nuk janë të sigurtë nëse Kylie ka qenë shumë e sinqertë kur e ka thënë këtë.

my angel baby is 1 month old today

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

“Shikoji sa të gjata i ke thonjtë!” – kanë shkruar ata masivisht ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre kanë shpërthyer edhe në ofendime duke e quajtur Kylie-n një fëmijë të papjekur e që s’është e gatshme për të qenë nënë.

Epo, bota gjithmonë ka folur për Kylien por në fund të ditës ajo ka mbetur gjithesesi e reja me pasurinë më të lartë renditur në Frobes.