Rrugëtimit të gjatë në Eurovizion i erdhi fundi dhe këngëtarja e njohur Jondia Maliqi më në fund ka ardhur në Shqipëri. Siç dihet Jonida arriti të kualifikohej në finalen e madhe dhe me këngën “Ktheju Tokës” mahniti të gjithë Europën.
Këngëtarja mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në shtëpi ku familja e saj ka vendosur ta pres me një surprizë speciale. Në disa video të publikuara nga ana e Jonidës në ‘Instastory’ shihet se këngëtaren e kanë pritur me një buqetë të madhe me trëndafila dhe disa tullumbace me zemra.
‘Kur të presin me dashuri në shtëpi’, ka shkruar Jonida e lumtur pranë videos. Kujtojmë që këngëtarja u rëndit e 18-ta në natën finale.