“FSHATARI I RËNDOMTË QË U BË I SUKSESHËM”/ Rezart Veleshnja sjell librin e tij – AlpeGossip
“FSHATARI I RËNDOMTË QË U BË I SUKSESHËM”/ Rezart Veleshnja sjell librin e tij

“FSHATARI I RËNDOMTË QË U BË I SUKSESHËM”/ Rezart Veleshnja sjell librin e tij

Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja falë roleve të tij është kthyer në një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Shpesh herë Rezarti për shkak të deklaratave dhe jetës së tij private është bërë pjesë e mediave rozë dhe është komentuar gjatë.

Mirëpo, pak minuta më parë nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Rezarti ka habitur ndjekësit teksa ka thënë se do të sjell një libër të vetin.

“Do bëj një libër me histori suksesi: Ja si unë një katunar i rëndomtë, injorant, fshatar u ngrita në karrierë shumë fuqishëm, historia e ime e jetës. Në karrierë mund të ngrihesh, por mos harro që akoma i ke brekët me ngjyrë, kafe mbrapa të verdha para’, ka thënë Rezanti me ironi.