I TMERROI TË GJITHË/ Vajza shkon me arkivol në mbrëmjen e maturës (VIDEO) – AlpeGossip
I TMERROI TË GJITHË/ Vajza shkon me arkivol në mbrëmjen e maturës (VIDEO)

I TMERROI TË GJITHË/ Vajza shkon me arkivol në mbrëmjen e maturës (VIDEO)

Jemi në ditët e fundit të muajit maj, ku shumë gjimnazistë mbarojnë maturën. Një nga ditët më të rëndësishme për ta është edhe mbrëmja e maturës, ku të gjithë duan të shkëlqejnë e të jenë në qendër të vëmendjes.

Por ka të tillë maturantë që për këtë arsye e teprojnë me veshjen apo veprimet për të qenë sa më në fokus para kamerave apo njerëzve që po i shohin. Një vajzë në Amerikë, ja ka arritur qëllimit që gjitha bota të flasë për të, pasi ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë dhe të frikshme për të shkuar në mbrëmjen e maturës.

Megan Flaherty i befasoi të gjithë kur arriti me një makinë të agjensive funerale. E shoqëruar nga dy persona, Megan shkoi në mbrëmjen e maturës duke dalë nga një arkivol.

Ajo u shpreh:

“Më pëlqen te dukem ndryshe. E mendova një gjest trishtues, para një mbrëmje të madhe.”

Video e saj po shpërndahet në gjithë botën përmes rrjeteve sociale dhe po komentohet në mënyra të ndryshme.