KA ABUZUAR DHE ME VAJZA 13 VJEÇARE/ Reperi i famshëm akuzohet për 11 vepra të tjera penale – AlpeGossip
KA ABUZUAR DHE ME VAJZA 13 VJEÇARE/ Reperi i famshëm akuzohet për 11 vepra të tjera penale

KA ABUZUAR DHE ME VAJZA 13 VJEÇARE/ Reperi i famshëm akuzohet për 11 vepra të tjera penale

R. Kelly është akuzuar për 11 vepra të tjera penale që lidhen me akuza për abuzim seksual me vajza të mitura.

Mediat bëjnë me dije se reperi i famshëm është përballur me disa akuza shtesë për abuzimin seksual, nga prokurorët e Çikagos.

Akuzat e reja lidhem me sulme seksuale me forcë dhe abuzime të rënda seksuale dhe viktima thuhet se është midis moshës 13 dhe 16-vjeçare.

Duke marrë për bazë këto akuza, reperi mund të dënohet nga gjashtë deri në 30 vjet burg.

Në shkurt, Kelly u arrestua dhe u akuzua për 10 vepra penale që lidhem me abuzime të rënda të katër grave. Tre prej tyre ishin nën moshën 17-vjeçare në kohën e sulmit të supozuar.

Mbetet e paqartë nëse akuzat shtesë të kësaj jave përfshijnë një viktimë të re të dyshuar ose është një nga rastet për të cilat Kelly u akuzua në shkurt.

Një nga katër gratë paraqiti një padi civile prej 50,000 dollarësh kundër Kelly-t në fillim të këtij viti. Ajo pretendon se e ka takuar Kelly-n në maj 1998, kur po ecte në rrugë në Çikago.

Gruaja pretendon se Kelly e vuri re dhe ndaloi makinën për të biseduar me të. Ajo ishte e mitur në atë kohë.

Në të njëjtën ditë, një nga bashkëpunëtorët e Kelly-t u takua me vajzën dhe familjen e saj në një restorant dhe i dha asaj numrin e telefonit të këngëtarit.

Bashkëbiseduesi tha se Kelly donte që vajza të vinte në studion e tij dhe “të ishte në një videoklip që po bënte”, thuhet në padinë e bërë ndaj reperit.