MACJA MË E FAMSHME E INTERNETIT NGORDHI/ Ky është “kandidati” zëvendësues që ka mahnitur njerëzit – AlpeGossip
MACJA MË E FAMSHME E INTERNETIT NGORDHI/ Ky është “kandidati” zëvendësues që ka mahnitur njerëzit

MACJA MË E FAMSHME E INTERNETIT NGORDHI/ Ky është “kandidati” zëvendësues që ka mahnitur njerëzit

Një mace persiane që duket gjatë gjithë kohës sikur është me nerva pritet që të shpallet si ‘Grumpy Cat’ i radhës.

Louis, është një maçok 6-vjeçar që jeton në Austin, Texas dhe i ka mahnitur ndjekësit e tij të devotshëm me fytyrën e tij të ngrysur.

Edhe pse ai deri më tani ka vetëm 3,000 ndjekës në Instagram, krahasur me 1.5 milion që kishte ‘homologu’ i tij, mbështetësit e Louis janë optimistë se edhe fama e tij do të vijë duke u rritur.

Pronarja e tij, Michelle tregon:

Louis është racë e pastër persiane. Njerëzit shpesh pyesin nëse ai ka ndonjë çrregullim gjenetik sepse mendojnë se tiparet e tij të fytyrës janë të pazakonshme, por ai është krejtësisht normal. Njerëzit zakonisht reagojnë duke thënë se ai duket si burrë plak.”

‘Grumpy Cat’ ishte 7 vjeç kur ngordhi në krahët e pronares së saj, Tabatha.

Duke ndarë lajmin me botë, pronarët e saj zbuluan se përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar, macja pati komplikacione nga një infeksion i traktit urinar, i cili u bë “shumë i vështirë për t’u shëruar.