ËSHTË BABA I DY DJEMVE/ Aktori i njohur i “Portokallisë” gati për fëmijën e tretë – AlpeGossip
ËSHTË BABA I DY DJEMVE/ Aktori i njohur i “Portokallisë” gati për fëmijën e tretë

ËSHTË BABA I DY DJEMVE/ Aktori i njohur i “Portokallisë” gati për fëmijën e tretë

Marin Orhanasi është një nga aktorët e humorit më të njohur në Shqipëri, i cili prej vitesh performon në skenën e ‘Portokalli’.

Përveç se në karrierë, Marini është dhe një baba tepër i përkushtuar. Ai dhe bashkëshortja e tij, Dorina, janë prindër të dy djemve të mrekullueshëm, por mesa duket aktori është gati për ta zgjeruar sërish familjen e tij, por këtë herë me një vajzë. Gjatë emisionit të djeshëm të Bieta Sulos, ‘Ftesë në 5’, Marini dhe Dorina ishin ndër të ftuarit e puntatës për të folur mbi festën e Bajramit dhe muajit të Ramazanit.

Sipas tij, feja islame e ka ndihmuar shumë dhe e konsideron atë të shenjtë. Në bisedë e sipër për traditat dhe zakonet e festës së Bajramit, Marini shprehu dëshirën për të pasur një vajzë, por kjo dëshirë nuk ishte momentalisht në listën e bashkëshortes së tij. Rritja e dy djemve të vegjël është një punë e vështirë dhe me siguri,

Dorina dëshiron pak pushim për veten e saj, por ndoshta së shpejti mund të ndryshojë mendim pas urimit të sinqertë të Marinit.