Enkeleida Zeko apo Hygerta Sako? Moderatorja e sportit i injoron: Kush janë këto? (FOTO) – AlpeGossip
Enkeleida Zeko apo Hygerta Sako? Moderatorja e sportit i injoron: Kush janë këto? (FOTO)

Enkeleida Zeko apo Hygerta Sako? Moderatorja e sportit i injoron: Kush janë këto? (FOTO)

Megjithëse moderatorët e sportit vitet e fundit kanë marrë vëmendje të madhe, mes tyre ka që numërojnë dhjetëra vite eksperiencë, ashtu si ka edhe të reja, të cilat e shohin si një lloj argëtimi prezantimin e programeve sportive.

Leila Kraja, më shumë sesa e njohur për moderatore sportive, është e njohur për publikun shqiptar si modele. Edhe pse është lindur dhe rritur në Kaliforni, ku ka përfunduar studimet për gazetari dhe biznes ndërkombëtar, Leila e ka lënë Amerikën dhe e ka gjetur veten në prezantimin e programeve sportive në ‘Bar Skedina’ në Supersport.

U bënë disa sezone tashmë që Leila moderon programe sportive. Në fillim, siç tregon ajo për “Thumb”, nuk kishte informacione të detajuara për gjithçka ndodhte me sportin, por më vonë, edhe për shkak të punës, u informua më shumë për gjithçka që ndodhte me sportin në Shqipëri.

Por jo për koleget e tjera që moderojnë programe sportive si ajo. Kështu, mes pyetjeve të “Thumb” këtë javë, Leilës iu kërkua edhe mendimi për dy gazetaret e njohura sportive, Enkeleida Zeko dhe Hygerta Sako, me shumë vite eksperiencë në gazetarinë sportive. Por, si për të nxitur vëmendjen, Leila përgjigjet: “Kush janë këto?”

Megjithëse e shoqëron përgjigjen me të qeshur, në fakt Leilës mund t’ia justifikosh edhe mungesën e informacionit për shkak të mungesës në aktualitetin shqiptar. Gjithsesi, ‘injorimi’ i figurave të njohura të televizionit, edhe me humor, ndoshta nuk ndikon gjithmonë pozitivisht në publik.

Pak muaj më parë ishte kolegia e saj, Ilda Bejleri, ajo që u shpreh për Enkeleida Zekon dhe Hygerta Sakon se ishin gazetari e vjetër për të dhe nuk i merrte si shembull.