PUBLIKON PAMJET NGA KLIPI I RI/ Luana Vjollca si “Borëbardha” versioni bjonde – AlpeGossip
PUBLIKON PAMJET NGA KLIPI I RI/ Luana Vjollca si “Borëbardha” versioni bjonde

PUBLIKON PAMJET NGA KLIPI I RI/ Luana Vjollca si “Borëbardha” versioni bjonde

Ka kaluar vetëm një muaj që kur moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca, publikoi një bashkëpunim me Ramadan Krasniqin.

Dhe ja sot, ajo ka bërë me dije se do të vijë një tjetër projekt muzikor por këtë herë bashkëpunimi, nëse është i tillë, mbetet sekret.

Dje Luana postoi një video në llogarinë e saj në Instagram ku paralajmëron se sot do të publikojë një tjetër këngë!

Ajo dukej si Borëbardha në mes të një pylli e veshur e gjitha me të bardha dhe me një fjongo të kuqe në kokë.

Ndërkohë sot, Luana na ka bërë akoma më lëmsh me një koment në foton e publikuar së fundi!

“Mashkull apo femër do të jetë ky bashkëpunim?”, i shkruan dikush.

“A thu është veç një person?”, i përgjigjet Luana.

Mundësia është qe moderatorja të ketë bashkëpunuar me 2 persona të tjerë, ose kënga është solo. Për ta mësuar këtë na mbetet të presim orën 18:00.