“DASHURIA E JETËS TIME AURA”/ Renis Gjoka bëhet baba për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
“DASHURIA E JETËS TIME AURA”/ Renis Gjoka bëhet baba për herë të parë (FOTO)

“DASHURIA E JETËS TIME AURA”/ Renis Gjoka bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Renis Gjoka është bërë baba. Lajmin Renisi e ka mbajtur aq të fshehtë, saqë vetëm sot nga fotot që ai ka postuar është mësuar se ai është bërë prind.

Këngëtari ka postuar një foto me vajzën e tij të cilës i ka vendosur emrin Aura. “Dashuria e jetës time, Aura”, shkruan Renisi.

Menjëherë kanë nisur komentet që i urojnë jetë të gjatë vajzës së Renisit.

Këngëtari e ka mbajtur shumë private jetën e tij dhe vetëm vitin e kaluar, u fotografua me partneren, një ekonomiste me emrin Jona.