Robert Berisha njihet për sinqeritetin që e karakterizon në intervista dhe nuk mendohet dy herë para se të shprehë mendimin e tij. Siç pritej, disa deklarata pikante i bëri edhe ditën e djeshme në emisionin “Trokit”. Gjatë intervistës ai u pyet për deklaratën e Norës në “Xing me Ermalin” dhe përgjigjja e tij ishte se bashkëshortja nuk ia kishte thënë live, por e ka thënë veç në intervistë (lexoni më shumë). Po ashtu, atij iu kërkua të zbulonte emrat e këngëtareve me të cilat nuk do të bashkëpunonte kurrë. Mund ta merrni me mend që Roberti nuk hezitoi të përgjigjej me emra konkretë dhe dha plot 4 emra këngëtaresh.

Ai u shpreh se nuk do të bashkëpunonte me:

Tunën (emër që pritej)

Kidën

Taynën

Remzie Osmanin

Nuk e dimë nëse Roberti ka diçka personale me tri këngëtaret e fundit apo thjesht nuk i përputhet stili me to, dimë vetëm që kjo deklaratë nuk mund të kalojë pa bërë zhurmë!