Pas përfundimit të spektaklit “C’est la Vie”, moderatorja Marina Vjollca nuk u shfaq më në ekranin e televizionit “Klan”, çka ngriti dyshimet se ajo kishte mbetur pa emision. Më herët, burime për “iconstyle.al” mësuan se moderatorja do të sillte në muajin shkurt një projekt të ri në muajin shkurt, ku do të trajtoheshin talente të fushave të ndyshme po ishte bashkëshorti i saj Getoar Selimi që i prishi punë. Reperi dhe drejtuesit e “Klan” nuk kishin rënë dakort në lidhje me kushtet e punës, duke anuluar edhe projektin.
Mirëpo, në një prononcim për gazetarin Eraldo Rexho ditën e sotme, Marina Vjollca konfirmoi se do të rikthehet së shpejti në ekran, pa dhënë shumë detaje.
Në foton e publikuar në profilin e gazetarit në “Instagram”, nuk ka qëndruar e heshtur Luana Vjollca, e cilë tërheq gjithë vëmendjen tek vetja.
“E mira më e madhe që ka: Më ka motër mua” – shkruan plot humor moderatorja Luana Vjollca.
Tanimë, mbetet ta shohim në ekran Marinën, pasi të themi të drejtën na ka munguar.