NGA BORA ZEMANI, ARBANA OSMAMI E DERI TEK DONALD VESHAJ/ Personazhet VIP që janë janë bërë viral në TikTok – AlpeGossip
NGA BORA ZEMANI, ARBANA OSMAMI E DERI TEK DONALD VESHAJ/ Personazhet VIP që janë janë bërë viral në TikTok

NGA BORA ZEMANI, ARBANA OSMAMI E DERI TEK DONALD VESHAJ/ Personazhet VIP që janë janë bërë viral në TikTok

Gjatë periudhës së pandemisë aplikacioni i njohur TikTok filloj të përdorej masivisht nga njerëzit. Për t’u shkëputur sadopak nga realiteti dhe monotonia gjatë karantinimit, videot paksekondëshe ishte zgjidhja më e mirë mundshme.

Së fundmi, edhe personazhet VIP kanë filluar të lënë pak në hije Instagramin dhe të bëhen më aktiv në TikTok duke krijuar video gazmore.

Bora Zemani

Mund të themi më bindje të plotë se moderatorja e programit të dashurisë ‘’Për’puthen’’ është në kulmin e karrierës së saj. Historia e dashurisë me aktorin e humorit e solli atë në qendër të vëmendjes duke u bërë kështu një nga emrat më të lakuar në showbizzin shqiptar. Zemani iu bashkua TikTok-ut në dhjetor të vitit 2021 duke postuar video nga prapaskenat e ‘’Për’puthen’’. Por jo vetëm, Bora realizon edhe video qesharake ‘lip sync’, ku disa prej tyre janë aluduar nga ndjekësit e saj se janë dedikime për ish-të dashurin e saj, Donald Veshaj. Ndër të tjera, protagonistë të videove të saja është bërë edhe djali i saj, Arbori.

Eva Murati

Moderatorja simpatike e sportit, Eva Murati po bën gati dy vite që është pjesë e aplikacionit të TikTok-ut. Murati është mjaft aktive në këtë rrjet social, ku nuk nguron të postoj video nga prapaskenat e projeketeve të saj televizive, por edhe video qesharake.

Blendi Salaj

Gazetari i nohur Blendi Salaj gjithashtu ka një llogari në TikTok. Postimet e Salaj janë më së shumti video këshilluese duke rrëfyer fabula që kanë një mesazh motivues. Ndërsa pjesa tjetër janë video duke bërë ushtrime nga palestra.

Beatrix Ramosaj

Këngëtarja nga Kosova, Beatrix Ramosaj është bërë pjesë e platformës vitin e kaluar. Video-t e saj janë bërë virale që me hyrjen e saj në reality-show ‘’Big Brother Vip’’. Ramosaj është përpjekur të jetë ‘in’ me trendët më të fundit të aplikacionet, duke përfshirë këtu edhe gafën e saj brenda shtëpisë së BBV ‘’si i thonë e bukur në shqip’’.

Ylli Limani

Këngëtari i preferuar për gjininë femërore, Ylli Limani është mjaft aktiv në TikTok. Limani e nisi duke postuar ‘covera’ të hiteve muzikore ndërkombëtare. Këngëtari nuk nguron të postoj klipe nga studio e tij muzikore duke punuar për këngët e reja, prapaskenat e videoklipeve, por edhe video emocionuese nga koncertet.

Aulona Musta

Moderatorja e njohur, Aulona Musta ka zgjedhur platformën TikTok për të folur për tema serioze, këshilla si të ushqehemi shëndetshëm e pse jo edhe ato gazmore. Nga ana tjetër, ajo herë pas here iu kthen përgjigje komentuesve që komentojnë negativisht apo e shajnë.

Arbana Osmani

Në momentin që moderatorja u bë pjesë e TikTok bëri një postim në llogarinë e saj personale në Instgram duke u bërë me dije ndjekësve se tanimë, ajo ka një llogari në këtë aplikacion.

‘’Zyrtarish në TikTok dhe Zoti e di se çfarë të bëj’’, shkruante asokohe moderatorja.

cna show
Por ja që Arbana e gjeti shumë shpejt, përmbajtjen që do postonte. Të gjithë e dimë pasionin për gatimin që ka moderatorja. Kështu që shumica prej tyre janë receta gatimi dhe disa nga prapaskenat e formatit të ‘’Big Brother Vip’’.

Donald Veshaj

Aktori i humorit, Donald Veshaj i është bashkuar aplikacionit së fundmi. Momentalisht, Veshaj ka postuar vetëm dy video, njëra është sëbashku me vëllain, Romeo dhe mikun e tij më të mirë, Elgit Doda duke performuar kërcimin në videoklipin e këngës së tij më të fundit. Ndërsa tjetra është video e postuar një dite më parë. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë goditi mbrëmjen e së premtes Ballkanin, ku lëkundjet u ndjerë në disa shtete, përfshirë edhe vendin tonë. Ai postoi një video ‘funny’ në ‘Tik Tok’, i cili ka vendosur në sfond një pjesë të këngës së njohur JP Saxe- ‘If the world was ending.’ E teksa Donaldi improvizon duke bërë mimika të një fytyre të trishtuar poshtë videos ka shkruar: “Mendimi im i parë pas tërmetit. Të pres në autostradë sonte!” Mirëpo mesa duket fansat menduan se këtë thirrje aktori mund t’i ketë bërë ish-partneres së tij, Bora Zemanit pasi në sektorin e komenteve të gjithë i bëjnë thirrje moderatores të shkojë tek ai.