MEZI PO E PRISNIT? Ja kur nis super emisioni i Romeos, Donaldit dhe Bora Zemanit (FOTO) – AlpeGossip
MEZI PO E PRISNIT? Ja kur nis super emisioni i Romeos, Donaldit dhe Bora Zemanit (FOTO)

MEZI PO E PRISNIT? Ja kur nis super emisioni i Romeos, Donaldit dhe Bora Zemanit (FOTO)

Pak ditë më parë, dy aktorët e “Al Pazar”, Romeo dhe Donald Veshaj së bashku me moderatoren Bora Zemani lajmëruan se shumë shpejt do të sillnin projektin më të ri të titulluar “3-shat”.

Ata publikuan trailerin e emisionit duke treguar kështu se emisioni “3-shat” do të përmbante humor, skeçe dhe intervista të personazheve të njohur.

Ndërkohë që të gjithë mezi e presin së fundmi “Tring” dhe Vizion Plus ka lajmëruar dhe datën se kur do të nis emisioni i ri. Sipas tyre “3-shat” që do të prezantohet nga Romeo, Donaldi dhe Bora do të fillojë në 4 korrik dhe do të transmetohet në ekran çdo të enjte.