“Të them që të dua është pak”! Miriam thotë dy fjalë për Albanin që duhet t’i dëgjoni – AlpeGossip
“Të them që të dua është pak”! Miriam thotë dy fjalë për Albanin që duhet t’i dëgjoni

“Të them që të dua është pak”! Miriam thotë dy fjalë për Albanin që duhet t’i dëgjoni

Ata janë një ndër çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar. Këto ditë, mediat kanë qenë gjithë sy e veshë për të mësuar sesi shkuan koncertet e Albanit që u mbajtën në Pallatin e Kongreseve.

Kantautori mbajti koncertin “Hapësira e një ëndrre” për tri ditë radhazi (2, 3 ,4 mars). Natyrisht që përkrahjen më të madhe për këtë koncert, Albani e ka gjetur tek bashkëshortja e tij Miriami.

Madje, ajo ka kënduar edhe në disa pjesë të koncertit bashkë me të, projektet që dyshja i kanë të përbashkëta.

Ndërsa, pas përfundimit të koncertit, këngëtarja shprehet e emocionuar për suksesin që tregoi bashkëshorti, duke publikuar një video nga koncerti me disa fjalë domethënëse për të.

“Të them qe jam krenare për ty është pak.

 

Te them qe te dua shume është akoma dhe me pak.

Si çdo here, edhe kësaj radhë ti vendose një standard te ri në muzikë.

Muzika dhe shpirti yt meritojnë boten dhe besoj fort qe Zoti do ndriçoj çdo hap te rrugës tende🙏

Ti je pasuri shpirtërore e çdokujt qe te ka ne jete.

 

Mua do me kesh gjithmonë pranë si energji e pashtershme deri ne frymëmarrjen e fundit”, shkruan ajo.