63 vjeçarja shqiptare: Nuk jetoj dot pa Facebook, për neve paska qenë jo për të rinjtë – AlpeGossip
63 vjeçarja shqiptare: Nuk jetoj dot pa Facebook, për neve paska qenë jo për të rinjtë

63 vjeçarja shqiptare: Nuk jetoj dot pa Facebook, për neve paska qenë jo për të rinjtë

Rrjetet sociale kanë zënë një vend të konsiderueshëm në përditshmërinë tonë dhe shumë prej nesh nuk do të kishin çfarë të bënin pa to.
Për më tepër që Facebook, Instagram apo Whatsapp janë kthyer në rrjete komunikimi për njerëzit dhe shumëkush mund të preferojë të rrijë pa ushqim se sa pa këto rrjete.

Vitet e fundit në Facebook janë bërë pjesë edhe shumë të moshuar, prandaj ky rrjet po quhet gjithnjë e më tepër si “i plakur”.

Një ndër to është Behare Mema e cila ka rreth 3 vite që ka hapur llogarinë e saj në Facebook. Ajo ka njohur shumë miq të rinj dhe tregon për Klan Plus se përdorimi i këtij rrjeti social është kthyer në pjesë të përditshmërisë së saj.

63-vjeçarja ka treguar:

Sa zgjohem në mëngjes, direkt do të hap telefonin, kush më ka çuar ndonjë mesazh, e më pas i përshëndes të gjithë Mirmëngjes. I çojmë njëra-tjetrës figurat e ndryshme, përshëndetjet…Paska qenë shumë i domosdoshëm, pasi kisha 30 vjet me shoqet e mia, që unë nuk kisha folur, që në 91’shin, kur u shkëputëm nga ndërmarrjet. Facebook-u bëri që të ishim shumë afër me njëra-tjetrën. E pata të vështirë në fillim se thashë nuk do e mësoj dot, por ja që nuk kishte hiç i vështirë. Vetëm Facebook-u nuk ka moshë. Sidomos për neve qenka, jo për të rinjtë se ata ndoshta kanë mundësinë edhe të takohen, kurse neve nuk takohemi, vetëm përshëndetemi me anë të Facebook-ut.”
Sipas studimit më të fundit të eMarketier, Facebook është më i përdorur nga personat e grupmoshës 55-65 vjeç në Britani, teksa të rinjtë zgjedhin të përdorin rrjetin social Instagram dhe Snapchat.