“ËSHTË NË GJUMË NËN KUJDESIN…”/ Mikesha zbulon gjendjen shëndetësore të Adriana Matoshit – AlpeGossip
“ËSHTË NË GJUMË NËN KUJDESIN…”/ Mikesha zbulon gjendjen shëndetësore të Adriana Matoshit

“ËSHTË NË GJUMË NËN KUJDESIN…”/ Mikesha zbulon gjendjen shëndetësore të Adriana Matoshit

Artistja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, pas ndërhyrjes kirurgjikale në tru, fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Një prej mikeshave të saj ka bërë me dije për mediat vendase se operacioni kaloi me sukses dhe tashmë Adriana ka dalë nga kujdesi intesiv.

“Është mirë, në gjumë, nën efektin e terapisë pas ndërhyrjes. Po kujdesem për të gjatë gjithë kohës, së bashku me familjarët e saj”, tha ajo.

Kujtojmë se ditën e mërkurë aktorja iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në tru, pasi pas 9 vitesh tumori iú rikthye përsëri.

Ishte i dashuri i Adrianës, Keith, i cili përmes një postimi në “Instagram”, teksa falenderonte Zotin bëri me dije se operacioni i aktores përfundoi me sukses.