Audicionet janë mbyllur dhe “Përputhen” do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Sot përmes promos, ku shihet Bora Zemani, e ulur para një tavoline të mbushur me dosje, është konfirmuar se nisja e programit të dashurisë do të jetë në datën 6 shtator.
Sezoni i tretë i “Përputhen” pritet të vijë me shumë risi.
Edhe këtë sezon do ta drejtojë Bora Zemani.
“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, është shprehur Bora.