“JE BOTA PËR MUA”/ Marina bën urimin plot dashuri për ditëlindjen e Getit (FOTO) – AlpeGossip
“JE BOTA PËR MUA”/ Marina bën urimin plot dashuri për ditëlindjen e Getit (FOTO)

“JE BOTA PËR MUA”/ Marina bën urimin plot dashuri për ditëlindjen e Getit (FOTO)

Reperi i njohur Getoar Selimi është padyshim një ndër më të suksesshmit në Shqipëri. Ai ndër vite ka sjell një sërë këngësh  që janë kthyer në hite dhe janë dëgjuar nga të gjithë. Po ashtu dhe jeta e tij private dhe martesa me moderatoren Marina Vjollca ka marrë vëmendjen e mediave rozë.

Dita e sotme është shumë e veçantë për Getin pasi feston ditëlindjen. Reperi ka publikuar një foto në orët e para të mëngjesit ku ka treguar se mbush 37-vjeç. Urimet kanë qenë të shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët, por më i veçanti ka qenë urimi i bashkëshortes së tij, Marinës.

Marina ka publikuar një foto të shkëputura nga pushimet me Getin dhe pranë saj ka shkruar: “Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës sime. Bashkëshorti im, shoku im, gjithçka e imja… Ti je gjithë bota për mua”. Kujtojmë që pak kohë më parë u përfol për një shtatzëni të Marinës, por çifti vendosi mos të reagonte në lidhje me të.