SI DO TË REAGOJË KEJSI? Stresi filmohet me një brune super yll (FOTO) – AlpeGossip
SI DO TË REAGOJË KEJSI? Stresi filmohet me një brune super yll  (FOTO)

SI DO TË REAGOJË KEJSI? Stresi filmohet me një brune super yll (FOTO)

Që pas daljes nga qelia, reperi Stresi ka qenë në vëmendjen të mediave për shkak të marrëdhënies me bashkëshorten Keisi. Dyshja i ka dhënë fund lidhjes dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, madje u përfol se kanë anuluar edhe dasmën që do të bënin në Santorini.

Lidhur me dasmën Stresi u pyet ditën e djeshme në “72 Sen” dhe ai tha se të gjithëve do u dërgojë ftesë për dasmë.

“Domethënë, ju që jeni këtu unë ju ftoj e s’vini në dasmën time, unë s’kam për t’ju ardhur në dasmën tuaj, po doni të kuptoni vetë. Unë jam dikush që e mban fjalën Meriton. Për fjalën çfarë s’kam bërë e kam shitur edhe veten. Unë e mbaj fjalën, dhe unë si burri-burrit, si besa e shqiptarit, si djalë i Malësisë së Gjakovës prej Tropoje, Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi, asnjë send s’ka për të ndryshuar unë ftesën e dasmës ua kam bërë.”, tha reperi duke nënkuptuar se dasma do bëhet.

Ndërkohë që Keisi vendosi mos të reagonte në lidhje me këto lajme, Stresi ka publikuar pak më parë një video ku shihet nën shoqërinë e një vajze brune e cila siç ka treguar dhe ai është modelja për klipin e tij të ri.