Luana Vjollca ka korrur shumë sukses në karrierën e saj muzikore, madje është kthyer në një ndër këngëtaret më të pëlqyera.
Vetëm disa ditë më parë ajo publikoi këngën e saj më të re ‘Habibi’, në bashkëpunim me Faydeen dhe u prit mjaft mirë nga pyubliku.
Gjithashtu Luana është shumë aktive edhe në koncerte dhe një të tillë ka mbajtur edhe së fundmi në Kosovë.
Por pas koncertit disa fanse e kanë surprizuar atë me disa postera, ku shihen foto të këngëtares dhe dedikime për të.
Luana ka publikuar një video në Instagram ku shihet duke parë posterat dhe thotë se i vjen të qajë.
“Pas koncertit, ndjenja më e bukur në botë. Luanator ju dua, fansat e mi janë më të mirët”, shkruan ajo krahas videos ku duket shumë e prekur.