Vajza bën rrëfimin rrëqethës: Nëna më mbylli në dhomë me një tullac dhe doli të bënte rojën – AlpeGossip
Vajza bën rrëfimin rrëqethës: Nëna më mbylli në dhomë me një tullac dhe doli të bënte rojën

Vajza bën rrëfimin rrëqethës: Nëna më mbylli në dhomë me një tullac dhe doli të bënte rojën

Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur u tradhëtua nga njeriu më i afërt dhe u la në një dhomë hoteli në Toowoomba.
Peta Butler u përdhunua nga një njeri tullac dhe i shëndoshë i cili ishte tre herë sa mosha e saj, ndërkohë që e ëma e cila organizoi gjithë ngjarjen, u ul jashtë, pak metra larg derës së hotelit dhe ndezi një cigare.

Një dekadë më vonë ajo është bërë aq e fortë sa të denonconte nënën e saj duke e bërë të pranojë edhe krimin e pafalshëm.

Tani, ndërsa e ëma Therese Butler lëngon në burg, Peta ka treguar se si u përdhunua nga një burrë i panjohur.

Ajo ka thënë:

Ishte diku shkurti i vitit 2006, kur nëna më mori të kalonim fundjavën së bashku në Toowoomba, ndërsa vetë filloi të pinte alkool dhe mua më dërgoi në dhomën e gjumit të një hoteli. Jo shumë pas këtij momenti, ai hyri në dhomë, nuk më tha asgjë. Thjesht më përshëndeti dhe hoqi pantallonat. Unë u ngrita por më kishte mbërthzer dhe nuk mund të lëvizja.”
Pasi ka kaluar një kohë e gjatë dhe Peta tashmë është rritur, ajo ka vendosur të lerë pas të shkuarën, por ama nuk ka mundur t’i shpëtojë dot pyetjes që e torturon prej disa vitesh, se si mundet një nënë që t”ia bëjë vajzës së saj gjithë atë?

Përdhunuesi ishte në fakt i dashuri i nënës së të miturës, e cila tregon se në atë kohë thërriste dhe ulëriste që e ëma të ndërhynte.

“Daily Mail” shkruan se Therese Butler u dënua me 4 vite burg, me të drejtë lirimi pas 12 muajsh, pasi kërkoi ndjesë para trupës gjykuese për atë çfarë ka bërë.

Aktualisht autoritetet po punojnë për identifikimin e mashkullit. Por për të dihet shumë pak, vetëm emri Thommo dhe veshja e tij atë ditë. Peta ka krijuar një skicë si autori dukej, por ndërsa kanë kaluar shumë vite, kjo duket shumë e vështirë që ai të identifikohet.