PAS LARGIMIT NGA EMISIONI I MËNGJESIT/ Dajana Shabani merr vendimin drastik (FOTO) – AlpeGossip
PAS LARGIMIT NGA EMISIONI I MËNGJESIT/ Dajana Shabani merr vendimin drastik (FOTO)

PAS LARGIMIT NGA EMISIONI I MËNGJESIT/ Dajana Shabani merr vendimin drastik (FOTO)

Ditën e djeshme Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu konfirmuan lajmet që kanë qarkulluar së fundmi se ata do të jenë dy moderatorët e emisionit të mëngjesit në Ora News.

Me anë të një statusi në Instagram, Dajana Shabani ka reaguar ndaj lajmeve që e cilësonin këtë ndryshim si zëvendësim. Moderatorja zbulon gjithashtu se ka marrë vendimin për t’u larguar nga vendi dhe ishte ky vendim i saj që shkriu grupin e emisionit.

“Vendimi IM per largimin nga emisioni,(per jashte Shqiperie),”shkriu” te gjithe grupin e emisionit Dite e Re! Duke falenderuar pafund Besmir Metanin dhe Hermes Nikajn qe ishin me mua ne keto 2 sezone, e ndjeva te domosdoshem kete sqarim, per shkak te portaleve dhe komenteve se u “zevendesuam ” Kam shkuar ne opera 11 vjec, libri i pare filozofik “Keshtu foli Zarathustra” eshte lexuar kur une kam qene vetem 14 vjec,kam qene nje nxenese shume e mire, kam udhetuar me 40 vende etj etj, por keto nuk i interesojne fare Rukies nga Kamza, Benit nga Lapraka, dhe as atij ne zyre ne qender te Tiranes, sepse ne zgjodhem te vinim origjinal, duke prekur realitetin shqiptar, e duke e percjelle ate me te qeshura pafund! Kete e vendosem ne! ASKUSH NUK NA KA ZEVENDESUAR, dhe mendoj se kam bere nje pune te mire duke u bere “ure lidhese” edhe per Kelvi Kadillin (meqe nuk me falenderoi, po e falenderoj veten) Jeni shumeeee te mire te gjitheeee Flm per SMS e pafundme”, shkruan Dajana.

Në një postim në Instastory moderatorja tregon se po bën valixhen gati duke shkruar: “Një tjetër aventurë”, por nuk ka zbuluar më shumë.