KEISI POZON SEKSI/ Po Stresi, çfarë mendon? – AlpeGossip
KEISI POZON SEKSI/ Po Stresi, çfarë mendon?

KEISI POZON SEKSI/ Po Stresi, çfarë mendon?

Edhe pas ndarjes, Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë shumë të komentuar për shkak të veprimeve të tyre që tërheqin gjithnjë vëmendjen.

Së fundmi ndarjen e konfirmoi edhe Keisi e cila pëlqeu një koment në të cilin shkruhej se Stresi ishte pa fat që e humbi atë.

Bukuroshja brune po vazhdon jetën e saj në Kanada dhe në foton e fundit të postuar në Instagram është shfaqur në super formë, e veshur me bluzë të shkurtër dhe xhinse të grisura të cilat i ka ulur me dorë duke treguar më shumë se ç’duhet.

Ndërsa Stresi këto ditë po i kalon me shoqërinë dhe në videon e fundit është shfaqur duke u argëtuar me ta, por kuriozë jemi si do reagojë ai kur të shohë këtë foto të Keisit?