JO TEK ”SHIKO KUSH LUAN”/ Ja cili është projekti i ri në të cilin do shohim Luanën – AlpeGossip
JO TEK ”SHIKO KUSH LUAN”/ Ja cili është projekti i ri në të cilin do shohim Luanën

JO TEK ”SHIKO KUSH LUAN”/ Ja cili është projekti i ri në të cilin do shohim Luanën

Pak ditë më parë Luana Vjollca njoftoi se pushimeve i erdhi fundi dhe ajo i është rikthyer punës për të sjellë në ekran projekte të reja. “Startuam punen per sezonin e ri televiziv. Mezi po pres”, shkruante Luana.

Mirëpo teksa të gjithë prisnim “Shiko kush luan”, Gazeta Express bën të ditur se Luana po merret me projektin e saj më të ri muzikor i cili do publikohet brenda një kohe të shkurtër dhe i shoqëruar me videoklip.

Edhe vetë Luana postoi dje një foto ku shkruante se po përgatitej për diçka speciale dhe tani fansat po presin me padurim këngën e saj më të re.

Sa i përket emisionit “Shiko kush luan”, Gazeta Express shkruan se këtë vit ky emision do vijë me risi që mbetet për t’u parë në sezonin e ri televiziv.