RUDINA KTHEHET ME EMISIONIN/ Moderatorja nuk njihet më me pamjen e re (FOTO) – AlpeGossip
RUDINA KTHEHET ME EMISIONIN/ Moderatorja nuk njihet më me pamjen e re (FOTO)

RUDINA KTHEHET ME EMISIONIN/ Moderatorja nuk njihet më me pamjen e re (FOTO)

Këtë të hënë moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari u rikthye në ekranin e televizionit Klan me sezonin e ri të emisionit të saj “Rudina”.

Moderatorja u rikthye në ekran pas pushimeve dhe në puntatën e parë u shfaq me një pamje të re. Rudina kishte marrë ngjyrë nga plazhi dhe i shkonte shumë.

Moderatorja ishte veshur me një fustan blu që i nxirrte edhe më shumë në pah ngjyrën e marrë nga plazhi dhe taka të bardha.

Përpara fillimit të emisionit, Rudina mori një surprizë në oborrin e televizionit Klan pasi këtë vit emisioni i saj mbush 10 sezone.