E PREMTE, DATË 13/ Kjo ditë konsiderohet e keqe dhe ja cila është arsyeja – AlpeGossip
E PREMTE, DATË 13/ Kjo ditë konsiderohet e keqe dhe ja cila është arsyeja

E PREMTE, DATË 13/ Kjo ditë konsiderohet e keqe dhe ja cila është arsyeja

Nëse nuk po e lexoni këtë artikull nga shtëpia, do të thotë që nuk jeni një nga 60 milionë njerëz që e konsiderojnë këtë datë si ditë tersi dhe refuzojnë të lëvizin nga shtëpia me idenë se mund t’u ndodhë diçka e keqe. Studime të ndryshme kanë treguar se “e premtja e tersit” është një nga besëtytnitë më të përhapura në botë, njëkohësisht një ndër më të diskutuarat.

Si lindi besimi se kur e premtja bie në datën 13 të muajit është ters? Diskutimi është i hapur. Disa janë të mendimit se lidhet me ditën kur u kryqëzua Krishti, ndërsa të tjerë i referohen ditës kur mbreti Filip IV ekzekutoi me qindra kalorës pjesëmarrës në kryqëzatat e Jeruzalemit.

Nëpër forume dhe artikuj online përmenden edhe raste të tjera kur në këtë ditë kanë ndodhur tragjedi a ngjarje të ngjashme, të cilat e kanë shndërruar këtë ditë në një ditë tmerri:

– një ciklop goditi Bangladeshin dhe Indinë duke shkaktuar 500,000 viktima më 13 nëntor 1970

– gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët goditën Paallatin Buckingam me 5 bomba më 13 shtator, 1940.

– Tupac ndërroi jetë më 13 shtator, 1996.

– një 13-vjeçar ndërroi jetë kur u godit nga një rruge në Angli, në orën 13:13, më 13 gusht të vitit 2010.

Fobia nga dita e premte, datë 13 njihet si Paraskevidekatriaphobia dhe është bashkim i dy fobive: fobia nga numri 13 dhe fobia nga dita e premte. Përsa i përket numrit 13, është një nga besëtytnitë më të përhapura sa gjerësisht nëpër pallate ndodh të mos shënohet kati i 13. E njëjta gjë edhe me avionët ku nuk ka vende me numrin 13. Në disa raste, njerëzit refuzojnë të udhëtojnë në këtë datë dhe avionët nisen thuajse bosh.

Ka raste kur ndodh që një datë e tillë të përsëritet edhe dy herë brenda një viti dhe shumë rrallë tre. Megjithatë – një lajm jo fort i mirë për supersticiozët – nuk mund të ndodhë kurrë që një vit të mos ketë një të premte në datë 13.

Paçi fat!